Site icon Telegrafi

Shërohen edhe 36 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 36 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre 19 nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 5 nga Shtipi, 4 nga Prilepi, 1 nga Tetova, 1 nga Struga, 3 nga Velesi dhe 2 nga Gostivari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm e personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 shkon në 589.

Ndërsa nga ana tjetër 71 persona kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë raste aktive me Covid-19 në gjithë territorin e shtetit ka 761.

Ditëve të fundit ky numër shkon duke u ulur, pasi numri i personave që shërohen është më i lartë se i atyre që infektohen.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë infektuar 1421 persona./Telegrafi/

Exit mobile version