Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se gjatë ditës së sotme janë shëruar 20 pacientë të infektuar me coronavirus.
Ndërsa sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë paraditen e sotme (11 prill) numri në total i të shëruarve ishte 197 dhe tashme shkon ne 217.
Ndërsa 23 persona e kanë humbur betejën me coronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 17 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit duke e çuar në 433 numrin total të të infektuarve.