Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 20 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Prej tyre 1 është nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 2 nga Prilepi, 7 nga Velesi dhe 1 nga Manastiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur Covid-19 shkon në 1099, ndërsa numri i rasteve aktive është 397.
Sipas të dhënave të MSH-së, 90 persona e kanë humbur jetën në Maqedoni nga coronavirusi.
Ndërsa që nga rasti i parë, deri sot (8 maj 2020) janë infektuar 1586 persona./Telegrafi/