Telegrafi

Shërohen dy mjekë të prekur nga Coronavirusi në Tiranë

Shërohen pas infektimit nga Coronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

Kështu, shkon në 8 personelit mjekësor që është shëruar tashmë nga ky virus në Tiranë dhe Durrës.

“COVID-19 Edhe 2 mjekë të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/