Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 53 pacientë të shëruar nga Covid-19.
Prej tyre 25 janë nga Shkupi, 13 nga Kumanova, 5 nga Prilepi, 1 nga Struga, 4 nga Manastiri, 1 nga Ohri dhe 4 nga Koçani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me pacientët e shëruar sot, numri i përgjithshëm i atyre që e kanë kaluar coronavirusin shkon në 553.
Ndërsa nga ana tjetër deri tani jetën nga Covid-19 e kanë humbur 65 persona, prej të cilëve edhe dy në 24 orët e fundit.
Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive është 781.
Ky numër pritet të ulet, pasi ditëve të fundit numri i personave të shëruar është më i madh se i të infektuarve./Telegrafi/