Telegrafi

Shërohen 429 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 429 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup-190, Kumanovë-25, Shtip-18, Prilep-40, Tetovë-30, Strugë-1, Veles-26, Manastir-11, Kavadar-12, Gostivar-14 , Gjevgjeli-13, Strumicë-23, Kriva Pallankë-1, Krushev-1, Koçan-8, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berov-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-4, Resnjë-1, Negotinë-5

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 43.835, numri i pacientëve të shëruar është 25.782, numri i të vdekurve është 1.238, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.815/Telegrafi/