Telegrafi

Shërohen 251 pacientë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 251 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre nga Shkupi-171, Kumanova-15, Shtipi-10, Prilepi-15, Tetova-2, Velesi-6, Manastiri-2, Kavadari-4, Gostivari-2, Gjevgjelia-2, Probishtipi-3, Pehçeva-3, Berova-5, Vinica-1, Shën Nikolla-8, Kërçova-1, Negotina-1.

Me rastet e sotme të të shëruarve numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur sëmundjen COVID-19 ka shkuar në 12.486.

Ndërsa nga ana tjetër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 623 viktima.

Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 15.127./Telegrafi/