Telegrafi

Shërohen 214 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Shumica prej tyre janë nga Shkupi (48), më pas nga Kumanova-25, Tetova-23, Kavadari-22, Gostivari-21, Struga-8, Kërçova-3 dhe disa qytete tjera.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 12.700.

Ndërsa nga ana tjetër deri tani janë regjistruar edhe 631 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë infektuar 15.226, kur deri sot (8 shtator) numri i rasteve aktive është 1.895./Telegrafi/