Telegrafi

Shërohen 131 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar nga sëmundja COVID-19.

Prej tyre nga Shkupi-41, Kumanova-34, Shtipi-5, Prilepi-6, Tetova-13, Velesi-1, Ohri-3, Kavadari-1, Gostivari-6, Strumica-2, Koçani-2, Demir Hisari-1, Berova-1, Vinica-4, Shën Nikolla-2, Kërçova-8, Negotina-1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me coronavirusin arrin në 13.315. Ndërsa janë regjistruar edhe 652 vdekje.

Theksojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar 15.827, ndërsa numri i rasteve aktive deri sot (14 shtator) është 1.860./Telegrafi/