Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se janë shëruar 126 pacientë.
Prej tyre 22 janë në Shkup, 72 në Kumanovë, 1 në Shtip, 19 në Strugë, 1 në Ohër, 6 në Veles, 3 në Gjevgjeli, 1 në Kavadar dhe një në Kriva Pallanka, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu në spitalin ‘8 shtatori’ humbën jetën 2 pacientë, një paciente 49 vjeçare nga Likova e Kumanvës e pranuar në spital më 3 prill dhe një 73 vjeçar nga Shkupi që u pranua në spital më 19 prill në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në Klinikën Infektive janë pranuar edhe 3 pacientë të rinj, ndërsa momentalisht janë hospitalizuar 62 pacientë. Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 6 pacientë të rinj ndërsa 29 është numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar. Në spitalin e Manastirit shërohen 7 pacientë prej të cilëve njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 2 pacientë”, shprehen nga MSH./Telegrafi/