Telegrafi

Shërohen 10 lojtarët dhe trajneri i Valencias nga coronavirusi

Dhjetë lojtarë dhe trajneri i Valencias që kishin rezultuar pozitivisht me coronavirus, janë shëruar plotësisht.

Marca raporton se më 16 mars lojtarët e Los Che ishin infektuar me pandeminë botërore, pasi kishin udhëtuar për në Milan për t’u përballur me Atalantan në Ligën e Kampionëve.

Është bërë e ditur se Ezequeil Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala, ishin në mesin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivisht me virusin corona.

Stadiumi mestala në ndeshjen Valencia – Atalanta . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Dy të tjerë ishin edhe mjekët e klubit si Juan Aliaga e Paco Camarasa.

Valencia kishte akuzuar Atalantan se nuk i kishte njoftuar me kohë për gjendjen në Itali rreth coronavirusit, pasi nga aty u infektuar lojtarët e tyre.

Lexo po ashtu Kryetari i Bergamos: Ndeshja Atalanta-Valencia ishte një bombë biologjike, 40 mijë tifozët janë infektuar me coronavirus

Udhëtimi kishte ndodhur më 19 shkurt, derisa në ndeshjen e dytë kishte filluar infektimi më masiv.

Lojtarët e Valencias ishin vetë-izoluar, mirëpo që ata tani janë shëruar plotësisht dhe natyrisht se ky është lajm i mirë jo vetëm për futbollin. /Telegrafi/