Site icon Telegrafi

“Sherlock Holmes 3” do të shfaqet në kinematë botërore në vitin 2021

Fansat e “Sherlock Holmes” nuk do të jenë të lumtur me lajmet për ndryshimin e datës së publikimit të filmit.

Producentët e filmit tashmë përcaktuar një datë të re se kur do të shfaqet filmi dhe do të jetë dhjetori i vitit 2021.

Robert Downey Jr. dhe Jude Law do të shfaqen në pjesën e tretë të filmit popullor, por është e rëndësishme të theksohet se xhirimet ende nuk kanë filluar.

Sipas vendimit origjinal, filmi duhet të ishte shfaqur në kinematë botërore dhjetë vjet pas pjesës së parë të filmit, por më pas u zhvendos në vitin 2021.

Warner Bros dhe Village Roadshow Pictures nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të shtynin xhirimet sepse ende nuk kanë një regjisor.

Ndryshe, Guy Ritchie nuk do të drejtojë pjesën e tretë – megjithëse ishte regjisor i dy të parave. /Telegrafi/

Exit mobile version