Telegrafi

Sheringham: Kane është numri 9 më i mirë në botë, çdo klub në botë do ta dëshironte atë

Legjenda e Anglisë dhe Tottenham Hotspur, Teddy Sheringham ka thënë se Harry Kane është numri 9 më i mirë në botë dhe se çdo klub në botë e dëshiron atë nëse ai bëhet ndonjëherë i disponueshëm.

Shumë besojnë se fitimi i trofeve do të kërkohen në veri të Londrës në mënyrë që ‘pasuritë e çmuara’ të ekipit të qëndrojnë edhe më tutje në klub.

Kapiteni i Anglisë, Kane ka pranuar në të kaluarën se ambicia personale do ta detyrojë atë të peshojë opsionet e tij në një fazë nëse suksesi mbetet i pakapshëm.

Lexo po ashtu Renditen treshet më të mira sulmuese të Ligës Premier – Prinë treshja e Liverpoolit

Sheringham beson se Jose Mourinho do të duhet të fitojë trofe këtë sezon në mënyrë që lojtari kryesor i ekipit të qëndrojë, pasi një numër i madh rivalësh janë të gatshëm të shpenzojnë për Kane nëse bëhet i disponueshëm.

“Nëse Harry Kane bëhet i disponueshëm ose nëse donë të largohet nga Tottenham, ai mund të shkojë kudo që dëshiron në botë”, ka thënë fillimisht Sheringham për CardsChat.

Lexo po ashtu Pep Guardiola i kërkon bordit të Manchester Cityt dy transferime 'stratosferike' nga rivalët e Ligës Premier

“Unë mendoj se çdo klub në botë do ta dëshironte atë si numër 0 të tyre. Unë mendoj se ai është shumë i mirë. Mendoj se ai është nr.9 më i mirë në botë”.

“Pra, Tottenham duhet ta mbajë atë, Tottenham duhet të fitojë trofe për ta mbajt  atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, kush e di se ku mund të përfundojë”, përfundoi legjenda e Spurs. /Telegrafi/