Telegrafi

Shërimi me lëng amniotik

Enterokoliti nekrotizues është një sëmundje e rëndë e zorrëve, e cila paraqitet më shpesh te foshnjat e lindura para kohe, ndërsa shënohet nga shuarja e pjesëve të zorrës së hollë dhe zorrës së trashë. Në rastet më të rënda një gjë e tillë sjellë deri te shpimet e zorrëve të rrezikshme për jetë.

Zbulimi i ri i publikuar në revistën profesionale ‘Gut’ bazohet në eksperimentet e bëra në kafshë. Është vërtetuar që injeksionet me qeliza amë të lëngut amniotik mund të rrisin dukshëm shanset për mbijetesë, në rastet më të rënda të kësaj sëmundjeje, sepse sjellin deri te qetësimi i proceseve të inflamacion it, si dhe stimulojnë aktivitetin e rregullt të qelizave amë tashmë të pranishme në zorrë.

Hulumtuesin nga ‘Great Ormond Street Hospital’ në Londër thonë se duhet të bëhen edhe më shumë testime para se terapia e re të aplikohet te të sapolindurit. /Telegrafi/