Poezi nga: Jim Morrison
Përktheu: Fadil Bajraj
Parimi i seancës: të shërosh sëmundjen. Njëfarë disponimi
do të mund ta kaplonte një popull të ngarkuar me ngjarje
historike ose që është duke vdekur në një mjedis të qelbur.
Ata kërkojnë çlirim nga dënimi, vdekja, tuta. Pretendojnë
që t’i pushtojë ndonjë gjë, që të vizitohen nga zotat dhe fuqitë,
ta rifitojnë burimin e jetës nga demonët. Ilaçi përkoqet nga ekstaza.
Shëroje sëmundjen ose parandaloje ardhjen e saj, këndelli të
sëmurët dhe rizotëroje prenë, shpirtin.
_________
Lexo po ashtu:
– Më fal baba
– Vetintervista
– Ngazëllimi i zagarëve
– Njerëzit janë të çuditshëm
– Thënie të Jim Morrisonit: Më mirë një fund i dëshpëruar sesa një dëshpërim pa fund!