Telegrafi

Shërimi i kataraktës me metoda moderne në Kosovë

Sipas studimeve amerikane, më shumë se gjysma e popullatës në botë, mbi moshën 65 vjeçare kanë kataraktë, në Kosovë e njohur edhe si perdja e syrit. Sipas po të njejtit studim, janë të shpeshta rastet e paraqitjes së kataraktës edhe tek moshat më të reja.

Metoda më e re dhe e zhvilluar në botë për shërim të kataraktës tani aplikohet edhe në Kosovë. Spitali Medicine ka filluar me operimet e kataraktës përmes teknikës fako-iol (fakoemulcifikacion) përmes departamentit të hapur këtë vit të oftamologjisë me ofertë special prej 650 Euro.

“Përmes kësaj metode të gjithë pacientët do të vërejnë ndryshimin në aftësitë e të pamurit në kohë shumë të shkurtë pasi që ndërhyrja bëhet në afat të shkurtë kohor dhe ç’është më e rëndësishmja, nuk do të ketë komplikime shtesë dhe nuk do të ketë dhimbje për pacientë.”, deklaroi Dr. Dilek Uzer, udhëheqëse e departamentit të oftamologjisë në Spitalin Medicine duke treguar që pas intervenimit pacientët nuk do të kenë më shikim të dobësuar.

Katarakta është ç’regullim i të pamurit dhe mund të trajtohet. Të sëmurët humbin tejdukshmërinë e thjerrzës natyrore, përballen me ndryshim të ngjyrave dhe me humbin aftësinë e të parit në përgjithësi. Nëse nuk trajtohet me kohë, situata mund të vështirësohet duke e bërë shikimin edhe më të vështirë.

Katarakta nuk mund të trajtohet me medikamente dhe trajtimi përmes ndërhyrjes kirurgjike është e vetmja metodë e suksesshme që kthen të shikuarit në gjendje normale. Zbulimet teknologjike dhe inovative në fushën e oftamologjisë kanë ndikuar që katarakta të trajtohet në periudhë të shkurtë kohore përmes operacioneve intraokulare, që aplikohen edhe në Spitalin Medicine në Kosovë.

Ka shumë shkaktarë që ndikojnë në paraqitjen e sëmundjes si dhe ka shumë mënyra për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes por edhe përkeqësimin në fazat e mëvonshme.

“Ne këshillojmë të gjithë që të bëjnë kontrollë të rregullt të syve. Vlerësojmë që kontrolla të tilla marrin shumë pak kohë dhe janë të rëndësisë së veçantë për parandalim të paraqitjes së sëmundjes dhe përkeqësimit të gjendjes.”, deklaron Dr. Uzer në fund të bisedës.