Telegrafi

Shërimi i artritit me akupunkturë

Mjekët kinezë të shekullit 16 kanë besuar që dhimbja në të vërtetë është çekuilibrim në trup, ndërsa akupunktura me ndihmën e gjilpërave stimulon 14 meridianë truporë, bartëse të energjisë dhe në këtë mënyrë e sjellë trupin në ekuilibër duke e liruar nga dhimbjet. Akupunktura ulë nivelin e dhimbjes ashtu që liron substancat që e bllokojnë dhimbjen, transmeton Koha.net.

Shumë pika akupunkturore janë afër mbaresave nervore. Kur i stimulojmë nervat dërgojnë ndjenjën e plotësisë në muskuj, ndërsa muskujt u dërgojnë sinjale sistemit qendror nervor çka shkakton lirimin e endorfinës. Endorfina me ndihmën e transmetuesve tjerë bllokon mesazhin e dhimbjes për të arritur deri te truri. Nuk tingëllon shumë e komplikuar?

Shërimi i artritit
Mos u mashtroni, akupunktura nuk është ilaç shërues për të gjithë, por më së miri ndikon tek dhimbja kronike e shkaktuar nga artriti, dhimbjet e pjesës së poshtme të shpinës, qafës, muskujve ose dhimbjeve gjatë periudhës së post-operacionit. Disa hulumtime kanë treguar që me akupunkturë mund ta shërojmë edhe dhimbjen e dhëmbit dhe të përzierat e lidhura me kimioterapinë.

Shërimi i artritit me akupunkturë nuk dhemb, mund të ndjeni pickim të lehtë kur vendosen gjilpërat, ndërsa mund të ndieni edhe rëndim, gudulisje dh ndjesi të shpimit të gjilpërave, pasi që vendosen të gjitha gjilpërat.

Nëse akupunkturën e bën dikush që është ekspert nën kushte sterile, ajo është tërësisht e sigurt dhe nuk ka arsye për frikë sepse në asnjë rast nuk mund t’ju dëmtojë.

Përparësitë kryesore të akupunkturës janë largimi i dhimbjes pa ilaçe, të cilat në shumicën e rasteve kanë efekte të padëshiruara dhe kanë efekt të keq në mukozën e stomakut. Dhe çka është shumë e rëndësishme, nuk ka nevojë të kalojë një periudhë kohe që terapisti të shohë se si pacienti reagon në trajtim sepse kjo është e dukshme menjëherë.

Dhe për fund, ua tërheqim vërejtjen që nëse përcaktoheni për shërimin e artritit në këtë mënyrë, herën e parë duhet ta merrni dikë me vete sepse me siguri nuk do të jeni në gjendje të vozitni, pasi që akupunktura ka efekt mjaft relaksues. Sa do mirë që ndiheni disa ditë pas akupunkturës, pushoni dhe mos e lodhni trupin për së tepërmi. /Telegrafi/