Site icon Telegrafi

Shërimi i HIV i mundshëm brenda tri viteve, shkencëtaret e largojnë virusin nga qelizat

18 Jan 2012 --- Conceptual view of HIV within the bloodstream. --- Image by © Science Picture Co/Science Faction/Corbis

Shërimi i HIV/AIDS mund të jetë i mundshëm brenda vetëm disa viteve, pasi që shkencëtaret kanë vërtetuar së mund ta largojnë virusin prej qelizave të infektuara në mënyrë që të parandalojnë sëmundjen të kthehet ndonjëherë.

Virusi HIV sulmon dhe vret qelizat imune, duke i lënë pacientet shumë të pambrojtur kundër infeksioneve tjera.

Por, shkencëtaret në ShBA kanë treguar së është i mundur përdorimi i një teknologjie për editimin e gjendjes gjenetike, thjesht për ta larguar virusin nga ADN-ja e qelizave.

“Kjo është një teknologji, e cila ju mundëson t’i ndërroni gjenet. Në mënyrë efektive, ju mund të ndërtoni trupin tuaj për të shëruar veten nga brenda,” tha Matthew Cobb, profesor në Universitetin e Manchester.

Edhe pse eksperimentet deri më tani janë bërë vetëm në laborator, hulumtuesit nga Shkolla e Mjekësisë “Lewis Katz”, në Universitetin e Temple, janë të sigurt që do të jenë në gjendje të fillojnë më testime në njerëz brenda tri viteve të ardhshme.

Exit mobile version