Site icon Telegrafi

Shërimi me antibiotikë është i lidhur me astmën

Bebet dhe fëmijët e vegjël të cilët kanë marrë një dozë antibiotikësh me siguri kanë pasur astmë, ekzemë, ethe të polenit, alergji ndaj ushqimit, celiakinë, probleme me peshën dhe obezitetin dhe çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit kujdesi më vonë në fëmijëri

Trajtimi i shumëfishtë me antibiotikë te fëmijët nën moshën dy vjeç ka qenë i lidhur me kushte të shumta, kanë treguar hulumtimet, ndërkaq sëmundjet kanë ndryshuar për sa i përket gjinisë, moshës, llojit të ilaçit, dozës dhe numrit të dozave të një fëmije, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Dëshirojmë të theksojmë që ky studim tregon lidhshmërinë, jo shkakun e këtyre gjendjeve”, thotë Nathan LeBrasseur, autori i studimit në klinikën Mayo Proceedings.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e më shumë se 14.500 fëmijëve, pjesë e projektit Rochester Epidemiology, studime shumëvjeçare të cilat analizojnë evidencën mjekësore të vullnetarëve në Minesota dhe Viskonsin.

Përafërsisht 70 për qind e fëmijëve të përfshirë në studim kanë marrë së paku një antibiotik, ndërkaq shumica kanë marrë më shumë antibiotikë.

“Ndër fëmijët të cilët kanë marrë një ose dy antibiotikë vetëm vajzat kanë qenë në rrezik të konsiderueshëm nga zhvillimi i astmës dhe celiakisë”, ka shkruar LeBrasseur dhe ekipi i tij.

Në të kundërtën, marrja e tre deri në katër antibiotikëve shoqërohej me një rritje të incidencës së astmës, dermatitit atopik dhe mbipeshës te të dy gjinitë, ADHD-së dhe sëmundjes celiake te vajzat dhe mbipesha te djemtë. /Telegrafi/

Exit mobile version