Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova nuk duhet të hyjë në procesin zgjedhor në këtë kohë.
E për këtë, Sherifi ka thënë se zgjedhjet nuk janë të mirëseardhura për arsye se vendi është në prag të dimrit dhe se sipas tij nuk është e preferueshme dhe të shfaqen parregullsi në procesin zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës ka thënë se gjatë kësaj periudhe dalja në zgjedhje do të ishte shumë më e vogël dhe për këtë nuk duhet të këtë zgjedhje në dimër.
“Kosova ka histori të hidhur me zgjedhje në këtë periudhe. Ku moti është i ftohtë dhe dita është e shkurtër”, ka thënë Sherifi, për Tribuna Channel.