Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi gjatë seancës së Kuvendit shkëmbyen batuta lidhur me numrin e deputetëve dhe detyrës së Veselit, si kryetar i Kuvendit.
Veseli gjatë një diskutimi në Kuvend, ngatërroi radhën e partive për diskutim, ndërkaq pas kësaj shefi i Grupit parlamentar, Bilall Sherifi i tha se kjo ndodh pasi Veseli punën e parë e ka si kryetar i Kuvendit.
“A pe sheh kur e ke punën e parë kryetar, ngatërron radhën e partive”, theksoi Sherifi.
Ndërsa, pas kësaj Veseli duke aluduar në kalimin e dy deputetëve në radhët e Grupit parlamentar të Nismës tha se meqenëse po fuqizohen mendoi se kanë kaluar Listën serbe me deputetë.
Nuk mungoi sërish kundërpërgjigja e Sherifit duke i thënë “Qysh ja kemi nis edhe juve do t’ju kalojmë ngadalë dale”. /Telegrafi/