Telegrafi

Sherifi: Të sillen me fakte sa shpenzime të parasë publike janë bërë për çdo vit

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, theksoi se shpenzimet për pavarësi nuk kalojnë mbi 175 mijë euro dhe se Qeveria nuk arriti të tregojë se sa mjete janë shpenzuar.

“Meqë u tha këtu se qenka praktikë për shpenzimin e njëjtë të mjeteve rezervë, duhet sillen me fakte se janë shpenzuar ndër vite. Nuk është asnjëherë tepër të flitet për buxhetin dhe mjetet, por shpeshherë keqpërdorën këto seanca. Në të ardhmen duhet shpenzohen sa më pak shpenzimet e paparapara”, tha Sherifi.

Ai tha të gjykohet drejt dhe mos të bëhet propagandë politike për shpenzimet./kp/