Zyra e sherifit në Florida ka “shkyçur” komentet në publikimet e saj në rrjetet sociale, pasi siç bëjnë të ditur autoritetet, shumë njerëz po raportojnë krime në vend që t’i telefonojnë policisë apo ndihmës së shpejtë.
Pasko, është vendi ku zyra e sherifit prej vitesh ka publikuar informacione të ndryshme në Facebook, Twitter dhe Instagram, duke ruajtur kështu popullaritetin që e arriti në emisionin A&E Live PD, madje fitoi të drejtën për hashtagun # 9pmroutine, që ishte një lloj paralajmërimi për qytetarët që të mbyllin veturat dhe shtëpitë, transmeton Telegrafi.
Ata kanë rreth 300 mijë ndjekës në Facebook dhe rreth 131 mijë në Twitter, në një rajon që ka 583 mijë banorë. Në kumtesën e publikuar sot në Facebook, sherifi Chris Noko, ka thënë se më nuk do të lejoj komentimin publik nga frika se mund të kenë informacione për “jetë a vdekje”.
“Rrjetet sociale nuk janë të dizajnuara për qëllime të tilla. Të jemi të qartë, nuk ka qenë vendim që me lehtësi është marrë”, tha sherifi Noko.
E duke marrë parasysh që ky rajon është rritur si në numër ashtu dhe në territor, ka qenë e pamundur të ketë personel të mjaftueshëm që do të trajtonin vetëm këto çështje siç është përcjellja e platformave të rrjeteve sociale – pra 24/7 gjatë 365 ditëve të vitit. Disa kanë kritikuar këtë vendim për ndalimin e komentimit. /Telegrafi/