Telegrafi

Sherifi: Nisma do të marr pjesë në seancën e opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar ‘Nisma për Kosovën’, Bilall Sherifi në një prononcim për media ka thënë se Nisma për Kosovën do të marr pjesë në seancën e thirrur nga opozita, porse nuk tregoi nëse do ta votojnë ose jo rezolutën e tyre.

Sherifi për votim tha se do ia lënë debatit i cili pritet të zhvillohet në seancën e opozitës, ku në këtë debat do të përfshihet edhe Nisma.

“Kurdo që të përfundojnë dhe si do të përfundoj ne do të marrim pjesë në seancë e radhës. Sigurisht që aty do të përfshihemi në debat, dhe mos ta prishim kureshtjen. Le t’ia lëmë pak edhe debatit. Se si do të votohet është një çështje që do të ketë një rol se di do të zhvillohet debati. Presim që kjo seancë të vazhdoj punën e saj, dhe nëse nuk do të arrij të përfundoj kjo do të mbyllet”, ka thënë Sherifi.

Ai po ashtu tha se nuk mund të gjykoj nëse do të dështoj seanca e thirrur nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk dua të paragjykoj nëse do të dështoj apo jo seanca, le t’ia lëmë akterëve të na tregojnë”, ka thënë ndër të tjera Sherifi. /Telegrafi/