Shefi i Grupit Parlamentar të Nismasocialdemokrate, Bilal Sherifi ka theksuar se nuk ka gatishmëri për një platformë të përbashkët për mënyrën se si ta ndalim Serbinë.
Ai këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Opozita thotë duhet njëherë zgjedhje pastaj flasim për tjerat. Kjo i bie që pikënisje është pushteti”, ka shtuar Sherifi.
Ai ka theksuar se nuk po mund të bëhen bashkë spektri politik ta ndal projektin e Serbisë për me marrë territore, me kriju komuna me shumicë serbe.
“Le të lëvizim nga ky pozicion aktual dhe le ta shfrytëzojmë këtë seancë që të bëjmë këtë rezolutë, Nisma mbështet fuqishëm kërkesën të mos flitet për territor, me një theks të shtuar këtë e ka bërë të ditur edhe kryeministri i vendit”, ka thënë Sherifi. /Telegrafi/