Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi i është përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca lidhur me gjuajtjen me armë të ministrit Dardan Gashi.
Sherifi gjuajtjen me armë në odë, ku kishte “mish e raki” e krahasoi me problemet e brendshme në Vetëvendosje.
“Glauk Konjufca tha se yndyra, mishi dhe rakia i ka çuar peshë, dhe kanë gjuajtur me armë. Rakia të çon më pak peshë se bari – që kanë thënë se ju ka çuar në orgji seksuale…Mos e teproni, së paku atë që kemi dëgjuar këto dy javë ua kanë hequr të drejtë”, tha Sherifi.
Ai më tej tha se çështja e barit e orgjisë është thënë nga vet aktivistët e Vetëvendosjes.
“Këtë e kanë thënë aktivistët e juaj”, tha Sherifi, në seancën ku po diskutohet rasti i gjuajtjes me armë i ministrit Dardan Gashi. /Telegrafi/