Site icon Telegrafi

Sherifi: Jemi gati për seancën e 24 gushtit

Bilall Sherifi nga Nisma, tha se seancën e 24 gushtit e kanë propozuar pasi në këtë datë janë të gatshëm të marrin pjesë në seancë.

Sherifi tha se ata nuk po zvarrisin procesin pasi deri tani kanë pasur nevojë për konsultime.

Ai  tha se ‘zhagitje’ do të konsiderohej nëse ata do t’i kishin 61 numra  dhe qëllimisht s’do vinin në seancë.

Sherifi shtoi se nuk kanë qenë gati prandaj nuk janë paraqitur në seancat e deritanishme. Sipas tij, seancën konstituive e ka keqpërdor kryesuesi me shtytje të partisë së tij.

 

Exit mobile version