Sheriff Tiraspoli do ta pres Real Madridin në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Moldavët deri më tani kanë tubuar 6 pikë, ndërsa mbretërit janë në vendin e parë me 9 pikë.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll me fitoren e Sheriffit me rezultat 2-1.
Trajnerët Yuriy Vernydub dhe Carlo Ancelotti kanë konfirmuar formacionet startuese.
Sheriff: Athanasiadis; Fernando, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; Traore, Kolovo, Bruno; Yakhshiboev
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Benzema, Vinicius, Asensio
/Telegrafi/