Radmilla Sheqerinska nga LSDM-ja gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, tha se në web-faqen e Qeverisë së Maqedonisë e cila akoma po udhëhiqet nga OBRM-PDUKM-ja ka dokument që thotë se është e nevojshme ndryshimi i ligjit për gjuhët. Sipas saj, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka kërkuar diskutim gjithëpërfshirës për simbolet kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo shtoi se përderisa zgjaten diskutimet në Parlament dhe pengohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të hyrat në buxhet zvogëlohen për 15 deri 19%, ndërsa të dalurat për 13-14%.
“Me 170 mijë euro është paguar ky dokumen. I keni shfrytëzuar paratë e qytetarëve, i njëjti të nënshkruhet dhe të qëndrojë në web-faqen e qeverisë”, deklaroi Sheqerinska./Telegrafi/