Telegrafi

Shërbyesit civilë ultimatum Qeverisë: O shtesat, o grevë!

Nuk është vetëm SBASHK, ata të cilët janë frustruar me mos-zbatimin e 0.5 përqindshit. Sot, Sindikatat e Përbashkëta të Shërbyesve Civilë të Kosovës i kanë dhënë afat 10 ditor Qeverisë për përmbushjen e 0.5 % që u është premtuar se do të zbatohet që nga fillimi i këtij viti.

Sindikata e Administratës, Juridikaturës, Shëndetësisë, Policisë dhe Federatës së Shërbyesve civil të Kosovës bën të ditur se pas këtij afati ata do të marrin veprime të përbashkëta, për të cilat kanë paralajmëruar se do të jenë presionuese.

E pas konferencës përfaqësuesit e sindikatave ia mësynë Qeverisë së Kosovës në tentim për t’u takuar me ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar. /koha/