Sindikata e Shërbimit Civil pas një ultimatumi dhënë Qeverisë së Kosovës lidhur me koeficientin e përcaktuar në projektligjin për paga, ka kërkuar nga shërbyesit civilë në nivelin lokal dhe qendrorë që të kenë durimin deri në marrjen e ofertës me shkrim e që do të jetë ditën e mërkurë.
Sipas Sindikatës së Shërbimit Civil, dy kryesitë qëndrore pas takimit të mbajtur sot me koordinatorin Nacional për reformë në administratën shtetërore, Besnik Tahiri, kërkojnë nga shërbyesit civil në nivelin lokal dhe qendrorë që të kenë durimin deri në marrjen e ofertës me shkrim e që do të jetë ditën e mërkurë për cilën do të njoftoheni me kohë.
Pas një ultimatumi të dy kryesive qendrorë mbi detyrimin e aplikimit të masave sindikale në të gjitha nivelet e administratës publike të Kosovës për shkak të diskriminimit në koeficient të përcaktuar në shtojcën 1 të Projektiligjit mbi pagat i cili bjen ndesh me parimet themelore të pagës së përcaktuar në nenin 3 të Projektligjit.
Duke e parë si shum9 të arsyeshme kërkesën e sindikatave që të ketë barazi në paga për të gjithë shërbyesit publik të Kosovës, kordinatori Nacional kërkoi nga ne mirëkuptimin që deri të mërkurën të presim dhe të mos ndërmarrim masat sindikale në mënyrë që të përgatitet oferta me shkrim nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, thuhet në njoftimin e sindikatës./Telegrafi/