Shërbimi Sekret ka qëlluar një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, është bërë e ditur nga kjo agjenci.
Incidenti ka ndodhur pak pas mesnatës, pas një “konfrontimi të armatosur” me forcat e rendit, u tha ndër tjera nga kjo agjenci, transmeton Telegrafi.
Konfrontimi ka ndodhur në afërsi të rrugëve 17 dhe F që gjendet vetëm pesë minuta larg ecje nga Shtëpia e Bardhë.
Policia lokale njoftoi se personi që u qëllua kishte udhëtuar në Uashington DC nga Indiana, kurse Shërbimi Sekret gjeti veturën e tij dhe gjeti personin që i përshtatej përshkrimit të policisë që thuhej se përbënte kërcënim.
“Derisa policët iu afruan, ai shkrepi armën e zjarrit dhe aty ndodhi një konfrontim i armatosur – ku janë shkrepur plumba edhe nga personeli ynë”, u tha nga Shërbimit Sekret në një kumtesë të postuar në X nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.
I dyshuari është dërguar në spital, ndërsa për gjendjen e tij shëndetësore nuk dihet akoma asgjë.
Në kumtesën e Shërbimit Sekret thuhet se nuk ka të lënduar në mesin e anëtarëve të kësaj agjenci dhe se po zhvillohen hetimet.
Donald Trump raportohet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në momentin e incidentit – pasi ishte për vizitë në shtëpinë e tij e tij në Florida në Mar-a-Lago. /Telegrafi/
Secret Service Uniformed Division Chief Michael Buck provided an on-scene media briefing. Our preliminary statement is below. The @DCPoliceDept will lead the investigation, as they are the primary agency responsible for use-of-force incidents within the District of Columbia. pic.twitter.com/Aqv6djUzbV
— Anthony Guglielmi (@SecretSvcSpox) March 9, 2025