Telegrafi

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall konkurs për 113 kadetë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka shpallur konkurs për kadetë korrektues, ku kërkohen 113 kadetë.

Aplikimi për pozitën e Zyrtar Korrektues fillon me datë 27.02.2024 dhe do të jetë i hapur deri më 27.03.2024, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Qytetarët duhet të plotësojnë disa kritere për këtë pozitë,  ku ndër to është edhe të jetë i moshës 18 deri në 30 vjeç.

Detajet mbi kriteret mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Ndërsa, aplikacionin mund ta shkarkoni KËTU.  /Telegrafi/