Telegrafi

Shërbimi Korrektues i Kosovës pranon donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian 2000 maska mbrojtëse

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar sot një donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 2000 maska mbrojtëse.

Sipas njoftimit, dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia COVID-19, transmeton Telegrafi.

Gjatë pranimit, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen dhe donacionin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie./Telegrafi/