Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ka pranuar donacionin e radhës.
SHKK njofton se gjatë këtij muaji nga ky bashkëpunim ka siguruar donacion në vlerë prej 172.000 $, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.
“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.