Duke u bazuar në autoritetin dhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të veprojë dhe do të jetë aktive vetëm në raste të caktuara ceremoniale.
Kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, të cilët do të janë pjesë e gardës ceremoniale dhe rregullat për funksionimin e gardës do të përcaktohen me akt të veçantë. /Telegrafi/