Të shtunën, me 16 korrik në bjeshkët e Valbonës në veri të Shqipërisë e kishte humbur jetën një turist serb, derisa disa të tjerë ishin lënduar derisa po eksploronin zonën.
Si në raste tjera edhe kësaj radhe autoritet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Meqenëse zona ishte tepër e vështirë për të ndërhyrë me helikopter, ekipi i përbërë prej pesë personave nga ShKShMK niset në drejtim të Valbonës për të bërë tërheqjen e viktimës.
Pas disa orësh përpjekje shpëtuesit nga Kosova së bashku me dy efektivë të policisë shqiptare dhe bjeshkatarin dhe vullnetarin Saimir Kalbaj dhe vullnetar të tjerë të zonës, fillojnë evakuimin e viktimës me barrelë dhe sistem litarësh deri te vendaterimi i helikopterit.
Sipas njoftimeve zyrtare viktima me inicialet G. S 52 vjeçar, banues në Beograd dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Më poshtë ndiqni disa pamje nga ky aksion i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës./Telegrafi/