Site icon Telegrafi

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës jep detaje nga operacioni i shpëtimit të dy turistëve të huaj

Operacioni i shpëtimit të dy turistëve të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit ka përfunduar me sukses.

Operacionit të shpëtimit i është bashkuar edhe shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njofton se më datën 25.06.2023 pranuan një thirrje për ndihmë nga Policia e Bajram Currit, stacioni në Valbonë.

“Dy turistë gjatë ngjitjes për në majën e Jezercës ishin bllokuar përgjatë shtegut në lartësinë 2480m/lmd për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura pasi që terreni dhe shtegu i mbuluar me borë i kërkon”, njofton shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Me një koordinim të shpejtë shpëtuesit nga Kosova nisen për në Valbonë.

“Fatmirësisht hapet një dritare e përshtatshme e motit dhe ekuipazhi i helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë së bashku me Policinë dhe anëtarë të ShKShMK -së fluturojnë në afërsi të vendndodhjes së personave të bllokuar”, thuhet tutje në njoftim.

Personat më pas evakuohen shëndosh e mirë në vendaterim dhe nga aty përcjellën në luginën e Valbonës./Telegrafi/

Exit mobile version