Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës janë duke zhvilluar një aksion shpëtimi këtë të shtunë në Malet e Sharrit, afër Prevallës, pas informacioneve se atje ndodhet një person i cili ishte raportuar i zhdukur ditë më parë në Prizren.
Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit, por nuk kanë pranuar të japin detaje për shkak të siç kanë thënë, rastit të djeshëm për të cilin bëhet fjalë.
“Anëtaret e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës janë nisur për në Malet e Sharrit, më konkretisht afër Prevallës për të zhvilluar një aksion shpëtimi. Kemi marrë informacion se atje ndodhet një person i cili është raportuar i zhdukur më 27 tetor në Prizren. Më shumë detaje nuk mund të japim për shkak të rastit të ndjeshëm, ndaj do të njoftoheni me kohë”, kanë thënë përmes telefonit për Telegrafin.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë u bë e ditur se një person është raportuar i zhdukur më 27 tetor nga babai i tij. Rasti u tha se është nën hetime.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhej në raportin policor. /Telegrafi/