Telegrafi

Shërbimi Doganor reagon pas suspendimit të drejtorit Huruglica

“Shërbimi Doganor me shqetësim ka përcjellë shkrimet e botuara në media lidhur me publikimin e raportit të Zyrës së Auditorit Gjeneral. Me keqardhje arrijmë në konkluzion se raporti është keqinterpretuar fillimisht nga disa media të shtypura e pastaj edhe nga publiku i gjerë”, thuhet në komunikatën për media që ka dërguar ky institucion.

Sipas saj, ky keqinterpretim i mediave ndikon negativisht në moralin e të gjithë oficerëve doganorë “pikërisht tani kur ka një angazhim të pashoq,”.

“Me një përkrahje të pamjaftueshme nga KFOR-i dhe SHPK-ja, doganierët luftojnë kontrabandën dhe krimin, në veçanti në rajonin Mitrovicës”, thuhet më tej në këtë komunikatë. /Telegrafi/