Telegrafi

Shërbimet malore shpëtojnë dhjetëra të bllokuar në majën më të lartë të Gjermanisë

Disa grupe alpinistësh u shoqëruan nga shërbimet e shpëtimit malor pasi u përballën me vështirësi në dëborë dhe mot të keq në majën më të lartë të Gjermanisë.

Shërbimi i shpëtimit malor njoftoi se ata janë dërguar në restorantin Sonnalpin në Zugspitzplatt.

Siç raportohet, rreth 29 alpinistë po bënin rrugën drejt majës së malit, pavarësisht nga reshjet e vazhdueshme të shiut në luginë dhe ato të borës në mal.

Në disa vende bora ishte 2 metra e lartë dhe dukshmëria ishte vetëm rreth 100 metra, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Andaj, ata nuk ishin në gjendje të vazhdonin më tej për shkak të motit në një lartësi prej 2,500 metrash.

Për këtë arsye, grupi kanë telefonuar shërbimet e urgjencës, reagimi i të cilit ka qenë i menjëhershëm në kërkim të alpinistëve.

Ndryshe, teleferiku nuk ishte funksional shkaku i temperaturave të ulëta dhe pajisjeve pjesërisht të ngrira. /Telegrafi/