Shërbimet gjermane të sigurisë bëjnë me dije se personi që u gjet i vdekur jashtë Ambasadës ruse në Berlin ishte një agjent i fshehtë i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).
Siç kanë raportuar mediet gjermane, trupi i 35-vjeçarit u gjet më 19 tetor nga oficerët e policisë së Berlinit që ruanin ndërtesën.
Duke cituar burimet e sigurisë, diplomati kishte rënë nga një kati i sipërm i Ambasadës, shkruan Euroactiv.
Policia e Berlinit nuk ka pranuar të komentoj ngjarjen, mirëpo burimet e sigurisë i thanë revistës se ishte e paqartë se si ishte rrëzuar diplomati dhe çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e tij.
Ambasada ruse nuk kishte lejuar që t’i bëhej autopsia e diplomatit.
“Të gjitha formalitetet që lidhen me riatdhesimin e trupit të diplomatit janë tejkaluar menjëherë me autoritetet përgjegjëse të zbatimit të ligjit dhe mjekësore të Gjermanisë, në përputhje me praktikat në fuqi”, kishte thënë Ambasada për Interfax.
Diplomati, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, zyrtarisht ishte sekretari i dytë në Ambasadës. Ai ishte gjithashtu i afërm i një oficeri të lartë në Rusi i Drejtorisë së Dytë të FSB-së, e cila merret me anti-terrorizmin.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se kishte informacion për vdekjen e diplomatit të Ambasadës ruse, por nuk pranoi të publikonte detaje për shkak të privatësisë së të dhënave të atij personi. /Telegrafi/