Telegrafi

Shërbimet e telefonisë celulare me Kosovën e Shqipërinë, të njëjta (Video)

Çmimet e shërbimeve celulare me Shqipërinë dhe Kosovën do të mbeten të njëjta edhe një kohë të gjatë. Ndonëse punohet në përfshirjen e tyre, këto dy vende ende nuk janë pjesë e grupit të shteteve ballkanike siç janë Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina, mes të cilave tashmë ka ulje të çmimeve të shërbimeve të roamingut.

“Ne mundohemi t’i përfshijmë edhe këto shtete në këtë marrëveshje, por kjo nuk varet vetëm prej nesh. Kjo megjithatë varet edhe nga vetë shtetet që ta rregullojnë këtë me operatorët. Me siguri te ata rezistenca e operatorëve është më e madhe dhe më vështirë arrijnë të përballojnë”, tha Sasho Dimitrievski, Drejtor i AKE-së.

Nga Trupi rregullator shqiptar shprehen se Shqipëria ende nuk është e gatshme për çmime më të ulëta ndaj rajonit.
Edhe autoritetet serbe janë përballur me rezistencë nga operatorët celular.
“Në Serbi ka efekte të konsiderueshme nga kjo marrëveshje.

Por, te ne ka rezistenca të caktuara nga operatorët meqë në këtë mënyrë pjesërisht u shkurtohen të ardhurat”, u shpreh Zoran Brankoviq, Agjencia Rregullatore e Serbisë.

Në Maqedoni është duke vijuar procedura për hyrjen e operatorit të tretë celular për shkak të bashkimit të VIP dhe ONE. Pritet që eventualisht thirrje ndërkombëtare të lëshohet deri në fund të vitit./Telegrafi/