Departamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin Amerikan është ndër departamentet më të rëndësishme dhe me një funksion shumë të gjerë të shërbimeve të ORL-së, shërbime këto të cilat janë të standardizuara profesionalisht po aq sa edhe në vendet e zhvilluara evropiane.
Në shërbimin e ORL-së në Spitalin Amerikan e gjithë puna e kryhet në saje të një teknologjie të avancuar, duke u mbështetur në standarde të larta etike, mjekësore dhe akademike. Pacientëve që aplikojnë në shërbimin e ORL-së u ofrohet shërbimi i poliklinikës dhe ai i shtrimit (in-patient).
Mikroskopia dhe teknologjia e sistemeve endo-vizuale përdoren për ekzaminimin e pacientëve që vijnë në poliklinikë.
Dr.Muzaffer Balaban- Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, thotë se pacientët ndihen shumë të kënaqur me gjithë shërbimet e marra në Departamentin e ORL-së. Ai thekson që këtu padyshim ndikon edhe profesionalizmi mjekësor dhe teknologjia e fundit të cilën Spitali Amerikan e posedon për këtë departament.
Dr. Balaban thekson që qëllimi i tij është që të jap diagnozën e saktë dhe të jetë shumë precize në terapinë e duhur që pacientët të ndahen të kënaqur me shërbimet e ofruara.
“Në klinikën tonë përdorët teknologjia e fundit të cilën e praktikojmë edhe gjatë ekzaminimit dhe operacioneve tona. Ne bëjmë shumë operacione rreth ORL-së por principi ynë është që të mos bëhet asnjë operacion i panevojshëm”, thotë Dr.Muzaffer Balaban udhëheqës i Departamentit të ORL-së në Spitalin Amerikan.
Në klinikën e ORL-së të Spitalit Amerikan bëhen këto operacione për fëmijët dhe të rriturit.
Operacionet funksionale të hundës
- Devijim i septit te hundës
- Mishi hundës
Operacionet endosopike të hundës
- Sinuset kronike
- Polipet e hundës
- Septoplastika endoskopike
- Konkaplastia endoskopike
- Operacionet endoskopike të qeses së lotit
- Operacioni i bajames dhe bajames së tretë
- Kirurgjia endoskopike e veshit
- Vendosja e tubit në vesh
Mikrokirurgjia e veshit:
- Operacioni i riparimit të timpanit të veshit
- Operacioni i infeksionit kronik të veshit
- Otoskleroza
- Operacioni i gjëndrës pështymore
- Operacioni i tumorit të lëkurës në fytyrë dhe qafë
- Operacioni i cistës në qafë
- Operacioni i gjëndrës lenfatike në kokë dhe qafë
- Kirurgjia e apnes së gjumit
- Operacionet e tumorit të buzës dhe gjuhës
- Kirurgjia e telit të zërit
Problemet më të shpeshta që paraqitën tek fëmijët janë infeksioni i bajameve, gërhitja dhe apnet e gjumit, infeksionet e veshit kurse tek të rriturit është mbyllja hundës, infeksionet e hundës dhe dhimbjet e kokës në bazë të tyre.
“Në Spitalin Amerikan tek fëmijët më së shpeshti kryhen këto operacione: Heqja e bajameve dhe bajames së tretë dhe vendosja e tubit në vesh kurse tek të rriturit: Devijimi i septit të hundës, polipet dhe sinuset” , thotë në fund Dr.Muzaffer Balaban. /Telegrafi/