Site icon Telegrafi

Shërbimet amë në RMV ende në grevë, pritet marrëveshje

Një pjesë e të punësuarve në shërbimet amë tashmë dy javë janë në grevë për rroga më të larta. Por, një pjesë prej tyre, siç thonë nga Sindikata, ata që janë me marrëveshje në vepër, punojnë.

“Unë them publikisht se derisa punëtori nuk merr marrëveshje për punësim të rregullt, kryen vepër penale. Andaj, apeloj deri te kolegët që të mos bien pre presioneve se mund të punojnë. Ekipi ynë i juristëve thotë se kategoria e këtillë e të punësuarve nuk kanë të drejtë që të nënshkruajnë akte për shkak se këto janë dokumente të besueshme dhe të klasifikuara“, tha Marjan Risteski, kryetar i KLS-së.

Qytetarët me përvoja të ndryshme, disa mund të marrin certifikatë nëse kanë aplikuar në mënyrë elektronike, disa jo. Por, siç njoftojnë prej atje, të punësuarit në shërbimet amë punojnë kur bëhet fjalë për raste urgjente.

Risteski njofton se të premten kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe se janë dakorduar nesër ta nënshkruajnë marrëveshjen kolektive, e cila fillimisht parasheh rroga më larta sipas Ligjit për rrogë minimale dhe rritje graduale të rrogave të tjera./TV21/

Exit mobile version