Site icon Telegrafi

Shërbime falas për gazetarët në Regjistrin Qendror dhe Agjencinë për Patundshmëri të RM

Sot, në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u miratua masa nëpërmjet së cilës mediat do të mund falas të përdorin shërbimet e Regjistrit qendror të Agjencisë për patundshmëri, gjë që do të mundësojë hulumtim të papenguar nga ana e gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë masë të sjellur, Qeveria e Republikë së Maqedonisë plotëson njërën nga kërkesat e mediave dhe shoqatave të gazetarëve për sigurim të qasjes së lirë deri tek burimet e informatave me domethënie të veçantë për gazetarinë hulumtuese./Telegrafi/

Exit mobile version