Site icon Telegrafi

Shërbim i ri ekonomik për kompanitë vendore në Maqedoni

Oda ekonomike e Maqedonisë (OEM) është duke përgatitur një shërbim të ri që do të jetë në dispozicion të kompanive, me qëllim lehtësimin e punës gjatë përgatitjes së aplikimit dhe dokumentacionit, për bashkëpunim me kompan i vendore dhe të huaja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky shërbim do të jetë i shfrytëzueshëm edhe gjatë përgatitjes së dokumentacionit për eksportimin e mallrave.

OEM-ja bën të ditur se ky shërbim ka për qëllim punë sa më efikase, efektive dhe ekonomike të kompanive, si edhe rritjen dhe lehtësimin e bashkëpunimit të kompanive të vendit me ato të rajonit të Ballkanit dhe më gjërë./Telegrafi/

Exit mobile version