Site icon Telegrafi

Shërbim pagesor i NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’ nuk do të punojë gjatë fundjavës për shkak të zhvendosjes në ndërtesën e re

Ndërmarrja publike ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi-Shkup’ nga e hëna zhvendoset në ndërtesën administrative të sapondërtuar në rr.’Llazar Liçenoski’ nr.17 nën Kalanë e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të zhvendosjes shërbimi pagesor sot do të punojë prej orës 07:30 deri në orën 15:30, kurse për fundjavë nuk do të jetë në funksion, njofton AIM.

Nga e hëna shërbimi pagesor do të punojë me orar normal të punës, prej orës 07:30 deri në orën 19:00 gjatë javës, kurse të shtunën prej orës 09:00 deri në orën 14:00, kumtoi NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’. /Telegrafi/

Exit mobile version