Një djalë që kishte punësuar një kujdestare për t’u kujdesur për babanë e tij të moshuar, u trondit kur zbuloi se ajo kishte abuzuar fizikisht me të.
Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruara mbrëmjen e së premtes, tregojnë torturimin e 88 vjeçarit në shtëpinë e tij në Zhengzhou, provinca qendrore kineze e Henan.
Pensionisti pësoi një legen të thyer gjatë incidentit, sipas mediave kineze. Djali i të moshuarit, i quajtur shkurt si Gao, u zemërua nga veprimet e kujdestares dhe bëri një denoncim në polici. /oranews/