“Sllovakia fuqishëm mbështet zgjerimin e BE-së dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak në takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Lajçak tha se Sllovkaia do të bëjë gjithçka që të përcjell mesazhin se hapja e bisedimeve me vendin tonë do të kishte qenë hap strategjik i BE-së. Ministri sllovak në takim me Sheqerinskën ofroi përvojën integruese autentike të vendit, përmes ndihmës së ekspertëve në të gjitha fushat gjatë procesit integrues të Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Sheqerinska falënderoi për mbështetjen gjatë këtij momenti të rëndësishëm për vendin, kur është vendimtare që Këshilli i Evropës të sjell vendim për hapjen e bisedimeve.
Sheqerinska dhe Lajçak kishin takim bilateral gjatë mbajtjes së forumit GLBSEC në Bratislavë, ku u diskutua e ardhmja e BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/